Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në ora 14:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë.
Thirrja e kësaj mbledhjeje është bërë për të folur rreth përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VI, shkruan arbresh.info.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën për mbajtjen e kësaj seance.
Në këtë takim mungonin përfaqësuesit e partive të koalicionit LAA, ata të Vetëvendosjes dhe të Listës Serbë.
Thaçi ka vendosur që seanca konstituive të mbahet më 3 gusht./Arbresh.info.
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...