Lajmet e fundit rreth një transferimi të mundshëm të Neymar në PSG na kanë bërë të harrojmë Ronaldon se mund të largohet nga Real Madrid.
Në fillim të verës dolën lajmet se Ronaldo ishte i zhgënjyer me ndodhinë e evazionit fiskal sa që ishte gati të largohej nga Spanja.
Por me Kupën e Konfederatave, të gjitha këto lajme u shuan. Dhe tani, lajmi i madh është se Neymar dëshiron ta braktisë Barcelonën dhe Spanjën, e të shkojë në Francë në përpjekje për t’u bërë lojtari më i mirë i botës, transmeton express.
Ronaldo nuk foli rreth spekulimeve për ikjen e tij nga Reali, por ai ka diçka për të thënë për transferimet në përgjithësi.
Sipas Diario Gol, fituesi i topit të artë ia ka dhënë një këshillë sulmuesit të Barcelonës.
Raporti thotë se ish-sulmuesi i Manchester United i shkroi në WhatsApp sulmuesit të Barcelonës për t’i thënë që ose të qëndrojë në Camp Nou ose, nëse është shumë i zhgënjyer dhe dëshiron të largohet, të presë derisa Manchester United t’i bëjë ofertë.
Lajmet se lojtari më i mirë i Realit i ka thënë njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës që të qëndrojë në Camp Nou mund të mos jetë lajm i mirë për madrilenët, të cilët padyshim do të gëzoheshin sikur Neymar të largohej.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...