Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, sipas të cilës tani koalicioni PAN ka 60 deputetë dhe të tjerët janë pjesë e kundërshtarëve të tyre politikë.
Kandidati për kryeministër i Kosovës nga PAN, Ramsush Haradinaj, vazhdimisht ka thënë se i ka 61 e më shumë deputetë, por Berisha, duke mos komentuar më shumë, ka bërë pak matematikë në Facebook duke postuar vetëm “60 me 60”.
Mbase me këtë lloj “formule” disi hutuese, Berisha ka dashur t’i përshtatet atmosferës politike të tanishme, ku asgjë nuk është fort e qartë.

Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...