Statistikat e fundit të publikuara nga qeveria në Meksikë tregojnë se muaji qershor ka qenë një ndër muajt më vdekjeprurës për të paktën 20 vitet e fundit.
Sipas tyre vetëm gjatë qershori janë kryer 2,234 vrasje, transmeton portali arbresh.info
Totali i një muaji e ka bërë gjysmën e parë të vitit 2017 vitin më vdekjeprurës që ka parë Meksika gjatë dy dekadave të fundit.
Nga janari deri në qershor, vendi ka regjistruar 12.155 vrasje, gati 31 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Për qeverinë meksikane mbetet shqetësuese se vrasjet kanë filluar të shpërndahen nëpër një numër të konsiderueshëm të qyteteve.
Gjatë vitit 2011 për numrin e madh të vrasjeve janë fajësuar përleshjet mes karteleve të drogës./Arbresh.info
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja