Sot kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka bërë hapjen e parkingut i cili gjendet mbrapa stacionit të Autobusëve i cili është i hapur nga ora 7:30 deri në ora 23:00.
Parkingu i cili do të zë mbi 110 vetura, do të ketë një çmim befasues, të pa dëgjuar deri tani. Ky parking do t’i kushtojë vozitësve hiq më shumë se 0.20 euro/cent.
Hapja e parkingut erdhi disa ditë pasi anëtari i Nisma për Kosovën Vehbi Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook kishte shpalosur tri pika se si do të zgjidhej çështja e parkingut në këtë komunë pas fluksit të madh të veturave që ka në stinën e verës.
Njëra nga pikat ishte edhe shfrytëzimi i hapësirës të stacioni i autobusëve ku kjo pikë ka gjetur zbatim nga kryetari Ramiz Lladrovci
Më poshtë mund ti lexoni pikat e propozuara nga asamblisti nga radhët e Nisma për Kosovën Vehbi Berisha:
Janë tri mundësi të ofrohet zgjidhja e përkohshme (sezonale) derisa të ndërtohen parkingjet e përhershme, si në vijim: Komuna e Drenasit mund të lëshoj pjesën e asfaltuar të stacionit të ri të autobusëve në shërbim për parkingje (pse jo mund të jetë edhe me pagesë), po ashtu edhe pjesa e cila ndodhet tek ish-stacioni i vjetër i autobusëve afër rrethit edhe ajo pjesë pse mos të përdoret për parking sidomos në këta dy muaj, si dhe zgjidhja tjetër e cila duhet të mendohet seriozisht për të ardhmen, të behët zgjidhje duke ofruar parkingje private siç bëhet po thuajse në shumicën e qyteteve të Kosovës. Amo problemi kryesor është se këto parkingje nuk bëhen vetvetiu por ata që paguhen për ketë, e që fatkeqësisht paguhen prej taksave tona duhet me mëndu dhe me punu shumë ma seriozisht në ketë drejtim. Prandaj e kam një apel për Policinë tonë, që të kenë mirëkuptim bile për mërgimtarët tanë sepse me të vërtet ata ma së paku kanë faj.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...