Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dje festoi ditëlindjen e saj të 63-të, shkruan portali arbresh.info.
Por sa dini ju për zonjën e hekurt të politikës moderne evropiane? Më poshtë keni disa të dhëna për të.
Ajo ka lindur në një familje fetare, atë të pastorit protestant Horst Kasner dhe bashkëshortes së tij Herlind më 17 korrik 1954 në Hamburg.

Merkel ishte një studente shembullore, ku shkëlqente në rusisht dhe matematikë.

Ajo studio në Universitetin e Lajpcigut më 1978, ndërsa titullin PhD e mori nga Akademia gjermane e Shkencave më 1986.

Tek pas rënies së murit të Berlinit më 1989, Merkel vendosi të ndiqte politikën.

Më 1990 ajo zgjodh në Bundestagun gjerman, parlamenti kombëtar i Republikës Federale të Gjermanisë.

Në vitin 1991, ajo iu bashkua Unionin Kristian Demokrat (CDU) dhe shumë shpejt u caktua si ministre e grave dhe rinisë në kabinetin e Helmut Kohl-it, shkruan arbresh.info.

Ajo në prill të vitit 2000 u bë gruaja e parë që mori kryesimin e partisë CDU.

Më 2005, Merkel u bë kancelarja e parë e vendit, si dhe gruaja e parë në krye të koalicionit të madh.

Tani ajo është duke kërkuar për një term të tretë si kancelare në zgjedhjet e këtij viti në shtator./Arbresh.info

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...