“Sikur PAN t’i kishte numrat, tashmë seanca konstituive do të ishte mbajtur”, ka thënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për TV Dukagjini.
Sipas Rexhep Selimit, krejt kjo tendencë me zgjatje të tilla është tendencë e papranueshme për qytetarët. Sipas tij, PAN synon që të lodhë subjektet e tjera politike dhe qytetarët.
“Po t’i kishin numrat, tash do të kishim seancën konstituive të mbajtur”, u shpreh ai, përderisa shtoi se krejt kjo situatë është krijim artificial i një fryme të fituesit.
Ndërkaq, Rexhepi theksoi se në cilëndo situatë koalicioni PAN, do ta kishte të pamundur të lëvizë nën varësinë e Listës Serbe, për të cilën tha se nëse VV dhe LAA do ta formonin qeverinë pas dështimit të PAN-it, ata nuk do të flasin fare me Listën Serbe, pasi vet i kanë 61 vota, të cilat i mjaftojnë që ta formojnë qeverinë, kurse Listës Serbe do i jepnin vetëm atë pozitë që ia garanton kushtetuta.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi