Sot u mbajt mbledhja e 13-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e Komisionit Evropian të pranishëm ishin edhe Përfaqësuesja e Lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini si bashkëkryesuese, si dhe Komisoneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn.
Ky takim u organizua pas një pauze prej 2 vitesh, ndërkaq Maqedonia u përfaqësua nga zv. kryeministri për integrime evropiane, Bujar Osmani, si edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Sipas korrespondentit të AIM-së në Bruksel, palët kanë theksuar ”nevojën për t’u kërkuar përgjegjësi për përgjimet dhe sulmet në Kuvend, më 27 prill, të sigurohet pavarësi gjyqësore, liri për mediat, liri për shprehjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe reforma në administratën publike”.
Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten thelbësore. Mogherini dhe Hahn kanë përshëndetur përkushtimin e Qeverisë së re për ralizimin e Marrëveshjes së përzhinos dhe për reforma urgjente parësore./AIM
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë