Mustafë Kadriu nga Ministria e Arsimit ka thënë se gjimnazi gjuhësor ”Eqrem Çabej” në kryeqytet, nuk do të mbyllet por do të ketë një transformim.
Këto deklarime Kadriu i tha në Klan Kosova, pas raportimeve se ky gjimnaz po shuhet i tëri.
Kadriu tutje shtoi se gjimnazi ”Eqrem Çabej” do të transformohet në një format tjetër nga ai gjuhësor në gjuhësor-shoqëror, por sipas tij, kjo nuk do të pengojë nxënësit të aplikojnë në secilën kategori akademike.
”Si i tillë nuk do të jetë më gjimnaz gjuhësor, por gjuhësor shoqëror që ka të bëjë edhe nga shoqëria edhe landët e gjuhëve”.
”Nuk bëhet fjalë për mbylljen e gjimnazit por për transformimin e formateve nga ai gjuhësor në gjuhësor –shoqëror. Nuk do të mbyllet si gjimnaz por do të funksionojë në formatin shoqëror dhe gjuhësor”.
”Do të ketë nga 8 orë për çdo vjet për gjuhë dhe komunikim, pak më shumë art e po ashtu gjeografi etj”.
”Ka një fond të mjaftueshme të orëve të cilat mbulohen në gjuhë, që të plotësojë kërkesat e shkollës. Këta nxënës të këtij gjimnazi do të mund të aplikojnë në secilën kategori akademike. Korniza e kurrikulës ka përcaktuar saktë. Nuk do të ketë lëndë të reja, do të ketë pak më shumë matematikë”.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit