Bashkimi Europian ka vendosur që të kufizojë shitjen e gomoneve për Libi, të cilat po përdoren për trafikimin e emigrantëve dhe refugjatëve.
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për këtë vendim, me qëllim që të frenojnë krizën e emigrantëve, transmeton portali arbresh.info
Mbi 88 mijë emigrant kanë kaluar Detin Mesdhe në përpjekje për të arritur Italinë dhe më pas të vazhdojnë drejt vendeve tjera të pasura të BE-së.
Përkundër këtij dakordimi, Luksembugu ka shprehur shqetësimin se ekziston rreziku që fondet e BE-së që do t’i ofrohen Libisë për frenimin e refugjatëve dhe emigrantëve të bëjnë që këta të fundit të përfundojnë nëpër ‘kampe të përqendrimit’.
Një numër i madh i emigrantëve në Libi janë bërë pre e dhunës fizike dhe dhunimeve seksuale./Arbresh.info
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...