Manchester United është i gatshëm të bëjë një ofertë përfundimtare për mesfushorin anglez të Tottenham Hotspurit, Eric Dier.
Sipas The Mirror, Djajtë e Kuq po konsiderojnë një ofertë të madhe finale prej 60 milionë funteve për Dier.
Por, United frikësohen se shpresat e tyre për transferimin e reprezentuesit të Anglisë po veniten pasi Spursat vazhdojnë të mbahen të fortë rreh kësaj çështje.
Trajneri Jose Mourinho ka qenë duke kërkuar nga zëvendëskryetari ekzekutiv Ed Woodward për nënshkrime të reja gjatë gjithë verës pas përfundimit në vendin e gjashtë në Ligën Premier në sezonin e fundit.
Mourinho mendonte se do mund ta transferonte Dierin nga Londra e Veriut me një ofertë prej rreth 40 milionë funte dhe një ofertë për të dyfishuar pagën e tij.
Por, Spurs kanë refuzuar me kokëfortësi të shesin dhe kohëve të fundit theksuan se janë të gatshëm të rezistojnë të gjitha ofertave për Dierin.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt