Ushtria e Sirisë, me ndihmën e forcave ajrore ruse, ka marrë disa fusha të naftës në provincën Raka, në lindje të vendit, të cilat mbaheshin nën kontrollin e Shtetit Islam, transmeton Reuters.
Televizioni shtetëror “Ikbaria” raporton se ushtria siriane ka marrë kontrollin mbi fushat e naftës Vahab, Al Fahd, Dbajsan, Al Ksir, Abu al Katat dhe Abu Katash, si dhe mbi disa fshatra në rajonin e shkretëtirës në jugperëndim të provincës Raka./kp/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...