Morgan Schneiderlin beson që rikthimi në Everton pas 13 viteve në Manchester United është ajo që Wayne Rooney ka pasur nevojë për të shijuar sërish futbollin.
Sipas Morgan Schneiderling, Wayne Rooney është i “lumtur” pasi shënoi në debutimin e tij të dytë te Evertonit duke shtuar që rikthimi në klub ka qenë pikërisht ajo që sulmuesi ka pasur nevojë për të shijuar sërish futbollin, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam nevojë ta prezantoj atë si një lojtar, ai ka cilësi të shumta”, tha ish bashkëlojtari i sulmuesit Wayne Rooney në Manchester United, Schneiderlin për faqen zyrtare të Evertonit.
“Ai ka aq shumë cilësi për të cilat më duhen shumë minuta që t’i shpjegojë gjithë ato. Por, ai sigurisht do të shënoj shumë gola për ne dhe ai mund të luaj kudo në front, kështu që ai është një opsion shumë i mirë për trajnerin dhe këdo tjetër”
“Ai është një person që ka nevojë të shijojë futbollin sërish javë pas jave, ashtu siç është rasti me mua. Shpresoj që ai ta bëjë këtë dhe ta gjej ritmin e tij”
“Ju mund ta shihni në fytyrën e tij kur ai ka arritur në fushën e stërvitjeve, kur ai filloi stërvitjet, ai është i lumtur sërish dhe do të shijojë futbollin e tij sërish”./arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...