Ajo nuk është një yll i rokut, por diçka po e lidh Rita Orën me muzikën rok.
Ylli i njohur kosovar është duke u takuar fshehurazi me kitaristin e njohur Tyrone Wood, transmeton arbresh.info.
Tyrone është i biri i rokerit të Rolling Stones, Ronnie, e për lidhjen e tyre po flitet se ka filluar tash e disa muaj, dhe tani vetëm se është duke u bërë më serioze.
E kjo është lidhja e parë e Ritës që nga ndarja me Tommy Hilfiger në korrik të vitit 2015.
Një burim tha se Rita dhe Tyrone u takuan vitin e kaluar por se kohëve të fundit marrëdhënia e tyre ka filluar të forcohet.
Burimi vazhdoi duke treguar se Ritës i pëlqen shumë Tyrone sepse ai bënë shumë punë për bamirës , dhe se ajo është shumë përkrahëse për këtë./Arbresh.info


Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...