Deputeti nga radhët e AKR-së Labinot Tahiri në një prononcim për arbresh.info e ka konfirmuar takimin që ka pasur të premten mbrëma me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj në hotel Emerald.
I pyetur se si ndodhi takimi me Ramush Haradinaj dhe çfarë u bisedua gjatë takimi, Tahiri tha se ata janë takuar në një ceremoni të organizuar nga ambasada Franceze në Kosovë dhe kanë biseduar për formimin e Qeverisë.
“Unë sot jam takuar me të gjithë klasën politike pasi që kamë qenë i ftuar në ceremoninë e ambasadës franceze në Emerald dhe aty kam takuar edhe Ramush Haradinajn” tha Labi
Gjatë takimit, Tahiri ka thënë se është diskutuar edhe për formimin e qeverisë.
“Ne gjatë tërë kohës flasim për formimin e qeverisë, gjatë këtij takimi ata me kanë pyetur se a do ta votoj qeverinë, por unë jam person mirënjohës dhe Behgjet Pacolli është personi i vetëm që mi ka hap dyert në politik prandaj unë do të veproj në përputhshmëri me Behgjet Pacollin, ” deklaroi ai.
I pyetur nëse do ta përkrah individualisht Ramush Haradinajn për kryeministër, ai tha se pavarësisht që ka miqësi me Haradinajn ai do të veproj ashtu si merr vendim partia.
“Unë e përkrahi Ramush Haradinajn si person dhe si kryeministër pasi që ai e meriton dëshira imë është që Ramushi të jetë kryeministër, por unë do të veproj në aspektin partiak , unë mendoj se Behgjet Pacolli është i mençur dhe do të reflektoj pasi që nuk jam për bllokimin e shtetit. kryesia do të marrë vendim unë nuk do të i’a kthej shpinën Pacollit do të veproj ashtu si thonë ata” tha ai./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e...
Arrestohen katër shqiptarë në Greqi, dyshohet se ishin vrasë...
Kapen dy orë luksoze në valixhen e një udhëtari në Aeroporti...
“Pse fshihen”, Azemi i VV-së akuzon LDK-në për f...
Prattipati i shkon Haradinajt në zyrë, flasin për zgjedhjet ...
Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës