Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i Kirurgjisë Plastike.
“Nje paciente qe po trajtohej ne Kliniken e Kirurgjisë Plastike ka tentuar te beje vetëvrasje dhe fatmirësisht e njëjta ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar ne Kliniken Emergjente. Ajo po trajtohej pas djegies, përderisa nga konsultimet mjekësore vërehen edhe çrregullime te tjera”, ka deklaruar për Gazeta Shneta zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka shtuar se ky rast dhe ai i djeshmi ku një grua ndërroi jetë pasi u hodh nga ndërtesa e Kirurgjisë, janë duke u hetuar nga ekipet e policisë dhe organet tjera kompetente.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...