Mund të bëjnë plane për pushime ata që ia kanë frikën Gjykatës Speciale. Kjo, për faktin se në ditët më të nxehta të verës do të pushojnë nëpunësit e Dhomave të Specializuara, institucion që për mandat ka të vërë drejtësi mbi pretendimet për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty.
Specialja, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është funksionalizuar plotësisht javën e shkuar, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e procedurës dhe e provave, shkruan sot Koha Ditore.
Nga kjo kohë, gjyqtarët mund të marrin parashtrime dhe të nisin procedurat gjyqësore, ndërsa prokurorët mund të paraqesin akuzat. Por shpallja e aktakuzave pritet të mos bëhet gjatë sezonit të pushimeve.
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...