Se qeveria edhe politika kosovare ka rënë në gjumë, kjo nuk ka asnjë dyshim. Që nga neglizhenca totale e deri tek nënvlerësimi i qytetarëve të saj, Kosovën e ka përcjell e po e përcjell gjendje e mjerueshme ku tash e sa vite i mungojnë prijës të denjë e të cilët do të luftoni për të drejtat e qytetarëve të tyre kudo ata që gjendën dhe kudo që jetojnë.
Për ta vërtetuar edhe më tej këtë tregon fakti i aseteve kosovare në ish-Jugosllavi të cilat i takojnë shteti të Kosovës e që tash e sa vite kanë mbetur në gjendje tejet të mjerueshme e në mëshirën e fatit, shkruan Arbresh.info.
Fotot të cilat po i sjellim janë të lokacionit “Kamenovo” afër Shën Stefanit në Mal të Zi, lokacion ky i cili u ndërtua nga ish- KNI (Kombinati Ndërtimor Industrial) “Ramiz Sadiku”.

NSH “Rekreaturs” si Ndërmarrje Shoqërore në vitin 1957, bleu një sipërfaqe prej 3.3 hektar tokë në vendin e quajtur Kamenovo.
Kjo Ndërmarrje ishte bashkëpronare e asaj toke së bashku me dy ndërmarrje të tjera nga Kosova.
Asetet e Ndërmarrjes kryesisht shërbenin si vendpushim për punëtorët kosovarë.

Në Mars të vitit 2010 asetet e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Serbi dhe Mal të Zi, ishin dal në shitje. Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave patën thënë aso kohe se problemet rreth këtyre aseteve pritet të sqarohen me Malin e Zi, duke shpresuar që edhe me shtetet e tjera do të ndodhë në të ardhmen, raporton Arbresh.info.
Po ashtu në vitin 2010 pikërisht për këtë lokacion ishte një kontekst ligjorë në gjykatat e Malit të Zi me NSH “Rekreaturs” nga Prishtina, e cila e ka asete në “Kamenova”.

Ministri i atëhershëm i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala pati thënë se kjo çështje me Malin e Zi do të diskutohet në ditët e ardhshme, ku pritet një delegacion i MEF-it të vizitojë këtë shtet.
Në këtë takim pritet formimi i një grupi punues për të shqyrtuar pasurinë e Kosovës në Mal të Zi, apo pasuritë e Malit të Zi në Kosovë. Shala pati thënë se një të ardhme këto çështje do të diskutohen edhe me Serbinë.
Nga deklarimet e ish-Ministrit Shala dhe zyrtarëve të AKP-së kanë kaluar 5 vite dhe në horizont ende nuk ka zgjidhje për pasuritë e Kosovës që gjenden jashtë territorit të saj. Qeveritë e Kosovës në vazhdimësi si edhe kjo e tanishmja janë treguar të paafta për ti mbrojtur ato që u takojnë. Se këto tema kanë mbetur peng i demarkacionit Kosovë – Mal i Zi, mbetët të shihet ditët apo vitet në vazhdim…/Arbresh.info/

Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup