Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Click Plus” në tv 21 duke komentuar takimin Ahmeti-Thaçi ka thënë se është mirë që këto takime bëhen në publik e jo si më herët.
“Këto takime janë të mira, pozitive është që këto takime bëhen në publik e jo si me parë, mendoj se nuk ka nevojë që askush të më informojë kush me kë takohet” ka thënë ndër të tjera Sela.
Sela deklaroi gjithashtu se do të ketë ligj për gjuhën shqipe i cili do jetë i avancuar.
“Mjaft u mashtruam për 25 vite me radhë, tanimë ka ardhur momenti që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur dhe nuk do të mashtrohemi. Mjaftë u mashtruam për 25 vite me radhë, tani më ka ardhur moment që brenda 100 ditëve të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe. Do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur dhe nuk do të mashtrohemi”, tha ai.
Sela deklaroi se në zgjedhjet e 11 qershorit shqiptarët nuk i dhanë forcën dhe pushtetin për ta avancuar çështjen shqiptare në Maqedoni./albeu
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...