Anëtari i ri i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, përmes një postimi në Facebook është përshëndetur me ish-skuadrën e tij, Manchester United.
Sot Januzaj u largua nga Unitedi për t’iu bashkuar Sociedadit në Spanjë, në një transferim prej 11 milionë eurosh.
22-vjeçari ka falënderuar të gjithë te klubi i “Djajve të Kuq” për gjithçka që kanë bërë dhe ka thënë se nuk do të harrojë kurrë momentet që ka kaluar te klubi prestigjioz anglez.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ku të filloj… Unë kam pasur momente të pabesueshme me Manchester Unitedin që kur iu bashkova. Unë dua t’iu dërgoj një falënderim të gjithë shokëve të ekipit që kanë ardhur dhe shkuar nga klubi. Ka qenë kënaqësi të luaj me të gjithë ju. Falënderojë trajnerët dhe stafin që punojnë për ta bërë klub të madh në Manchester Unitedin!
Për fat të keq, koha ime në klub ka mbaruar dhe nuk ka shkuar në mënyrën se siç dëshiroja të shkoja, por gjithmonë do ta kem në zemër Manchester Unitedin.
Dhe në fund, faleminderit juve të fansave që ishit me mua në kohë të mira e të këqija! Nuk do të harroj kurrë përkrahjen pozitive. Faleminderit.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë