Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se sot në Samitin e liderëve në Triestë është diskutuar për mundësitë e transformimit të shteteve dhe ekonomive të vendeve të ndryshme.
“Në Samitin e Triestës hapëm dialogun edhe me shoqërinë civile nga vendet e Ballkanit për të parë mundësitë e transformimit të shteteve dhe ekonomive tona. Diskutime shumë përmbajtësore me emra të respektuar të jetës publike nga rajoni si Natasha Kandic, Jeta Xharra, Remzi Lani, Florian Biber, Shpend Emini e shumë të tjerë. Njëherësh, kënaqësi të shikosh nga afër përfaqësimin e shoqërisë civile nga Kosova”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Arbresh.info.

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...