Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, duke biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësinë për thellim dhe vazhdim të marrëdhënieve të suksesshme bilaterale.
Zaev, ka theksuar se pret formim të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë bashkëpunimi midis dy qeverive.
“Jashtëzakonisht e rëndësishme është që të përmirësohet bashkëpunimi me fqinjët, për shkak se fqinjët duhet të mbështeten, sepse në plan ndërkombëtar fitojnë ata të cilët mbështeten”, theksoi kryeministri Zaev në takim.
Një nga projektet më të rëndësishme, siç thuhet në njoftim, i cili do ta përforcojë bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës është ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si dhe hapja e një vendkalimi të ri kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës, Bellanoc – Stançiç, i cili pritet të hapet nga fundi i verës ose fillimi i vjeshtës.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren