Nje telefonate rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka informuar policine per te shtena me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç. Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ben me dije se në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë si dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autoreve.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...