Dashuria është shumë e thjeshtë kur jeni të ri.
Përderisa rritemi, procesi vetëm sa vjen e komplikohet. Bëhet më kompleks, më i ndërlikuar dhe më delikatë.
Studimet e fundit theksojnë se sa më shumë pavarsohemi gjatë jetës, aq më e vështirë bëhet që të gjejmë dashurinë e jetës, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit theksojnë se me kalimin e viteve, kërkimi për dashurinë fillon e zbehet dhe se magjia e saj zhduket.
Megjithatë, e tërë kjo varet nga personi.
Studiuesit nuk e mohojnë që edhe njerëzit më inteligjentë në botë kanë rënë në dashuri.
Por, ata theksojnë se me kalimin e viteve, më shumë se sa të biesh në dashuri, njerëzit ndjejnë nevojë për dashuri.
Njerëzit e pavarur e bëjnë më të vështirë këtë proces, duke kërkuar kohë edhe për vete. Kur dy njerëz hyjnë në një marrëdhënie, njëri nga duhet të heq dorë pjesërisht nga pavarësia e tij, por kjo s’do të thotë që kokë e këmbë t’i nënshtroheni partnetit apo partneres.
Njerëzit shpesh ndihen të mbytur kur partneri i tyre ka ide të ndryshme rreth nivelit të pavarësisë “të lejuar” në marrëdhënie.
Kur një person është dukshëm më i pavarur se tjetri, marrëdhënia do të bëhet e çrregullt, kjo ngase personi që është më pak i pavarur kërkon të imponohet. Një veprim i tillë dërgon drejt shpesh herë drejt ndarjes.
Magjia e një marrëdhënies të shëndoshë është të gjeni edhe partnerin/partneren që është poaq e pavarur sa ju.
Në fund, dashuria ecën ashtu si e udhëzoni ju, e tëra është në mendjen tuaj./Arbresh.info
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...