Një vajzë 18-vjeçare nga Nepali që ishte izloluar për shkak të menstruacioneve, si pjesë e një tradite të lashtë kulturore, ka vdekur pasi u kafshua nga një gjarpër.
Tulasi Shahi u kafshua dy herë nga një gjarpër helmues dhe vdiq të premten në mëngjes në rrethin perëndimor Dailekh të Nepalit, raportojnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info
“Ajo mbijetoi për shtatë orë pas kafshimit të gjarprit, por vdiq pasi trajtimi mjekësor ishte vonuar”, ka thënë kryebashkiaku për AFP.
Thuhet se familja e viktimës e dërgoi atë te një mjek popullor, ndërsa refuzuan ta dërgojnë në spital.
Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Izolimi i grave gjatë periudhës menstruale është një praktikë e lashtë hinduse, ku gratë dëbohen në kasolle larg shtëpisë gjatë ditëve të gjakderdhjes.
Kjo traditë është ndaluar nga Gjykata e Lartë e Nepalit në vitin 2005, megjithatë ende praktikohet në disa pjesë të vendit./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...