Vaji i farave të rrushit është një produkt natyral i cili përmban disa lëndë ushqyese që mund ta na ofrojnë shumë përfitime shëndetësore.
Veç përdorimit të jashtë për lëkurën apo flokët, vaji i farave të rrushit mund të përdoret për problemet e mëposhtme
1. Përmban acide yndyrore si omega-6, të cilat sipas Shoqata Amerikane të Zemrës janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës, pasi parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Vaji është gjithashtu i pasur me vitaminë E një lloj antioksidanti që mund të mbrojë qelizat kundër radikalëve të lirë. Gjithashtu dihet se kjo vitaminë kontribuon në luftimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
3. E njëjta vitaminë e përmendur më lartë forcon sistemin imunitar.
4. Shumë produkte bukurie kanë si përbërës bazë vajin e rrushit. Kombinimi i vitaminës E dhe omega 5. mund të eliminojë radikalët e lirë në trup dhe në lëkurë. Kjo ndihmon në luftimin e thatësirës së lëkurës, njollave dhe shenjave të tjera të plakjes.
6. Vaji i farave të rrushit ka shumë përdorime bukurie, duke përfshirë zvogëlimin e poreve, shërimin e akneve dhe hidratimin e lëkurës. Përdoret edhe për të trajtuar mykun e thonjve, së bashku me vajin e pemës së çajit.Ky vaj nuk do të bllokojë poret, duke e bërë atë një produkt të shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës.
7. Ky vaj përdoret gjithashtu për flokët dhe lëkurën e kokës, veçanërisht ato me zbokth. Vaji i farave të rrushit është shumë i lehtë sesa ai i kokosit apo vajit të ullirit, kështu që nuk do jua krjijojë atë ndjesinë e yndyrës.
Vaji i farave të rrushit është një produkt natyral, por mund të shkaktojë reaksion alergjik. Ju duhet të ndaloni përdorimin nëse keni skuqje ose kruajtje.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...