Ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare, Ilir Vokrri, është emëruar trajner te skuadra japoneze, AC Girasole Kyoto.
Ai drejton grupmoshat U-10 dhe U-14, derisa është edhe ndihmëstrajner i skuadrës së parë.
“Po ndihem shumë mirë këtu. Në fillim e kisha të vështirë, pasi nuk e njihja gjuhën, por pas pesë muajsh qëndrimi kam filluar ta mësoj dhe gjithçka po kalon mirë”, deklaroi Vokrri për Gazetën Sheshi.
Ai pohon se AC Girasole Kyoto është klub gjysmëprofesional, por që ka buxhet shumë të madh.
Pretendimet e Vokrrit janë që pas një kohe tëdrejtojë ndonjë skuadër më të madhe, derisa nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme t’i bëjë konak ndonjë ekipi kosovar për miqësore.

A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete