Pas marrëveshjes me prokurorinë për pranimin e fajësisë, Egzon Mjeku është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Mjeku u dënua me 400 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht, dënimi i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.
Të njëjtit, do t’i bëhet konfiskimi i përhershëm i armës, me të cilën kishte gjuajtur në një aheng familjar, shkruan Betimi për Drejtësi.
Prokurorja Ferdane Sylejmani, lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë tha se ajo ishte bërë në prani të palëve dhe mbrojtëses së të akuzuarit, pasi ky i fundit ishte njoftuar për benefitet e pranimit të fajësisë
Sipas aktakuzës, Egzon Mjeku me 1 tetor 2016, në fshatin Shipitullë të Obiliqit, në shtëpinë e tij kishte shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjar dhe kishte mbajtur në pronësi armën e llojit pushkë AK-47.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...