Ënjtja e këmbëve dhe duarve në periudhën e verës më së shpeshti vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe për shkak të veprimit të gravitetit të fuqishëm.
Për shkak të nxehtësisë, enët e gjakut zgjerohen dhe vjen deri te problemi i kthimit të gjakut në zemër. Grumbullimi i lëngjeve të tepërta vjen si pasojë e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, transmeton kp.
Nëse jeni të prirë ndaj ënjtjeve të duarve dhe këmbëve, është e rëndësishme t’i mbroni ato nga presioni i mëtejshëm dhe lëndimet. Në rast të komplikimeve, shfaqjes së dhimbjes, skuqjeve, ose ngrohje në pjesën e fryrë nevojitet ndihma e mjekut.
Ënjtja e këmbëve mund të reduktohet ose të ndalohet tërësisht duke marrë më shumë lëngje, sidomos ujë dhe çaj. Është e rëndësishme të konsumohen ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë B, si spinaq, lakër jeshile, panxhar, ananas.
Është e rëndësishme, gjithashtu, të reduktohet duhani, alkooli dhe kripa.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve