Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka vendosur që t’ia njohë të drejtën mbi pronësinë Shyhrete Berishës.
Avokati i Shyhrete Berishës, Naim Qela, e ka cilësuar këtë rast si të veçantë, i cili ka filluar në vitin 2000 pas kthimit të saj nga Gjermania, ku kishte qëndruar për të marrë tretmanin e duhur për trajtimin e traumave të luftës.
Shyhrete Berisha kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët gjatë luftës, ndërsa më pas i është mohuar e drejta në trashëgimi, gjë që çoi në inicimin e një procesi gjyqësor.
“Fillimisht ka qenë neglizhencë nga ana e gjykatës mirëpo ka pasur edhe mangësi ligjore, megjithatë Gjykata Themelore ka marrë një vendim të drejtë”
“Vendimi për njohjen e të drejtës mbi pronësinë në rastin Berishës, ofron një siguri për të gjitha gratë dhe tregon që drejtësia vihet në vend. Rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe mediat, shoqëria civile si dhe presidentja Atifete Jahjaga” ka thënë avokati Naim Qela.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën