Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/I.nr. 103/17 të datës 5 korrik 2017, për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit I.L. shtetas i Republikës së Kosovës.
I pandehuri dyshohet se më veprimet e tij ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet” nga neni 235 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...