Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, që nga dita e nesërme pritet të nis punën e saj, pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar.
Gjykata Speciale në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se tani janë duke pritur që të arrijnë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale.
“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.
Miratimi i rregullores së Procedurës dhe të Provave është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale dhe të nisë punën e saj.
Gjykata Speciale e cila u formua me votat e deputetëve të Kuvendi të Kosovës, do të gjykoj vetëm krimet e pretenduara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës