Nesër në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK’në, ka shpjeguar arsyet e këtij takimi dhe temat eventuale.
“Takimi i nesërm mund të jetë mundësi e një fillimi të një faze të re të dialogut në një kornizë të re politike, që do të jetë përmbyllëse do të jetë më dinamike dhe që do të qonte deri në normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore,dhe fqinjësisë së mirë por edhe pajtimit Kosovë-Serbi.Pritet të ketë reflektime të jashtëzakonshme të rëndësishëm për mirëkuptim, për tolerancë, harmoni, solidaritet dhe perspektivë të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka thënë Thaçi.
Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE’së, Federica Mogherini, pasohet nga ato bilaterale joformale në margjina të Samitit të Dubrovnikut.
Thaçi, para takimit, ka përshëndetur iniciativën e Serbisë për heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, për të cilën ai uron që kjo të ndodhë.
Presidenti Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe për procesin e krijimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...