I riu te Arsenali Chris Willock ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare me Benfican.
Kontrata e Wollockut me “Topçinjtë” skadonte më 1 qershor dhe 19-vjeçari ka refuzuar vazhdimin e saj për të qëndruar në klub në mënyrë që të transferohet te gjiganti portugez, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i ri i Anglisë, i cili ka qenë te “Topçinjtë” që në moshën pesë vjeçare, ishte njëri nga lojtarët më të vlerësuar në akademinë e Arsenalit dhe trajneri i “Topçinjve” Arsene Wenger zbuloi në fund të sezonit të kaluar se ai ka shpresa të mëdha në yllin, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin në shtator të vitit 2015.
“Chris është një lojtar me shumë dhunti me një fuqi natyrale dhe një talent natyral”, kishte thënë Wenger. “Ai posedon atë që ju nuk mund ta gjeni shumë lehtë”
Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)
Vëllai i vogël i Wollockut, Joe është aktualisht pjesë e akademisë së Arsenali ndërsa vëllai i tij i madh Matty iu bashkua Manchester United në vitin 2012./arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...