Lyoni ka njoftuar këtë mbrëmje nënshkrimin me sulmuesin e ri në formë Mariano Diaz nga Real Madridi, derisa spekulimet vazhdojnë rreth transferimit të mundshëm të Alexandre Lacazettes në Arsenal.
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
Gjiganti në Liga 1 ka transferuar Bertrand Traoren nga Chelsea në fillim të kësaj merkatos, gjë që sugjeron se është duke u përgatitur për humbjen e sulmuesve më të mëdhenj të skuadrës derisa klubet elite të Evropës vazhdojnë të sillen përreth tyre këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Lacazette ka shënuar 37 gola brenda të gjitha kompeticioneve sezonin e kaluar duke ngjallur interesim te Arsenali dhe Atletico Madridi, por transferimi te ky i fundit duket të jetë i pamundur për shkak të ndalesës së tyre për transferime deri në muajin janar.
Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve
Raportet sugjerojnë gjithashtu që Arsenali është afër nënshkrimit me reprezentuesin francez, por presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka lënë pak të kuptohet rreth kësaj derisa po prezantonte Marianon.
“Momenti i arritjes së marrëveshjes me Arsenalin me kushtet e ofruara nuk ka ardhur ende”, ka thënë ai.
Lexo edhe :Lionel Messi e fton në dasmë ish yllin e Real Madridit (FOTO)
Mariano ka qenë pjesë e skuadrës së ‘Los Blancos’ vetëm në 14 ndeshje duke shënuar pesë gola./arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...