“Si komandant gjatë luftës, nofka e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ‘Gjarpri’, sepse ai nuk linte gjurmë. Por, që disa vite, gjurmët e mundshme të tij po i kërkojnë prokurorët e krimeve”.
Kështu shkruan revista gjermane, Der Spiegel, në fillimin e pjesës për Kosovën të një artikulli që i ka kushtuar Ballkanit.
“Në vitet ’90, Thaçi ishte një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2016 ai është president i Kosovës. Dhe, tani, teksa ka privilegjin që t’i japë ish-bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, detyrën për formimin e një qeverie, ai përballet me akuza të mundshme për krime lufte nga një tribunal special në Hagë”, shkruan Der Spiegel, transmeton Gazeta Express.
“Presidenti i Kosovës është i vendosur të demonstrojë se Thaçi i sotëm s’ka asgjë të përbashkët me njeriun që, siç vlerësonte një raport i inteligjencës gjermane, kontrollon “një rrjet kriminal që vepron në tërë Kosovën”, thuhet në shkrimin e revistës gjermane.
“Për shumë njerëz, ai është hero, për të tjerët, kriminel lufte i mundshëm – si e sheh ai këtë polarizim rreth tij? Thaçi pauzon kur pyetet për këtë në zyrën e tij. Më pas, thotë: E para, unë kam qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak. E dyta, asnjë tribunal special në botë nuk mund ta rishkruajë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkruan Der Spiegel.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell