
Real Madrid's Pepe celebrates after scoring a goal against Osasuna during the Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Osasuna at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Saturday, Sept. 10, 2016. (AP Photo/Francisco Seco)
Mbrojtësi portugez Pepe ka nisur bisedime me skuadrën franceze Paris Saint Germain pasi kontrata e qendërmbrojtësit skadon në përfundim të këtij muaji.
Pepe, i cili ka fituar titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve me ‘Los Blancos’ sezonin e kaluar, ka pranuar një ofertë një vjeçare me opsionin edhe për vitin e dytë nga gjiganti në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Supergoli nga ylli kosovar në Ligë të Kampionëve (VIDEO)
Pepe ka shijuar një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme te Real Madridi duke fituar në përgjithësi tre tituj në ligë dhe tre tituj në Ligë të Kampionëve qysh pas transferimit nga Porto në vitin 2007.
Sidoqoftë, mësohet që mbrojtësi nuk do të marrë ndonjë vendim rreth të ardhmes së tij deri në përfundim të Kupës së Konfederatave me Portugalinë./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...