Rregullorja parashikon që Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është Sali Berisha.
Sipas Kushtetutës, mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë.
Ligji themeltar i shtetit sanksionon (neni 67), se Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati, shkruan gazeta Shekulli.
Megjithatë Berisha mund ta refuzojë hapjen e legjislaturës sikundër bëri në vitin 2013, ku seanca u hap nga Namik Dokle. Fakti që do të ketë përballë mazhorancën socialiste, e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 qershorit, mund t’ia bëjë të sikletshme këtë detyrë liderit historik të demokratëve.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...