Shkelja e Ligjit kundër duhanit është bërë normë nga ana e komunave, sidomos në dy vjetët e fundit, kanë bërë të ditur koordinatorët shtetërorë për kontrollin e duhanit.
Sipas tyre, madje asnjë komunë më nuk mund të shquhet për respektim të Ligjit kundër duhanit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Problemi më i madh qëndron tek mungesa e vetëdijes për respektimin e këtij ligji, thotë Faik Hoti koordinator shtetëror për kontrollin e duhanpirjes.
E Hoti, ndërkaq ka thënë se inspektorati shëndetësor, vetëm gjatë vitit 2016 ka kryer 582 inspektime në institucione shëndetësore publike e private, dhe ka shqiptuar 15 dënime në vlerë prej 50-500 euro. Sipas tij, edhe gjatë vitit 2017, ISH-ja ka kryer qindra inspektime dhe ka shqiptuar dhjetëra dënime.
Ai ka thënë se Inspektorati Sanitar, që mbikëqyrë kafe-baret, ndërkaq deri në fund të vitit 2016 ka pasur të kryera rreth 6.000 inspektime, duke dërguar në Gjykata për dënime mbi 346 lëndë dhe duke shqiptuar edhe dënime mbi 50 dënime individuale me mbi 50 euro.
“Vetëm në periudhën tetor 2016, janar 2017 ka pasur 326 inspektime të tjera dhe 77 lëndë të dërguara në gjykatë për dënime prej 50, 500 dhe 3.000 euro”, ka thënë Hoti.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...