Protestuesit të cilët me muaj protestojnë në Venezuelë, u përleshën me forcat e sigurisë, kur ata u përpoqën me forcë të hyjnë në territorin e bazës ajrore ushtarake La Corta, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri te trazirat erdh kur një grup demonstruesish thyen gardhin prej metali dhe u futën në pronën e bazës. Forcat e sigurisë u përgjigjen me gaz lotsjellës.
Protestat paqësore rreth bazës ajrore zgjasin një javë. Situata u tensionua, kur forcat e sigurisë qëlluan me plumba gome kundër demonstruesve. Një person ka vdekur nga plagët. Të premten, më 23 qershor, demonstruesit i vunë zjarrin disa automjeteve në afërsi të bazës.
Trazirat në Venezuelë filluan në prill, kur Gjykata e Lartë, e cila është nën kontrollin e presidentit Nicolas Maduro, deklaroi se do të marrë kompetencat e Kongresit Kombëtar. Për masat e rrepta kundër demonstruesve, opozita akuzon qeverinë për përdorimin e forcës së tepruar.
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK