Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, e kanë rritur epërsinë e tyre ndaj Social Demokratëve (SPD) në 15 pikë në sondazhin javor të institutit Emnid, i cili u publikua sot, tre muaj para zgjedhjeve të 24 shtatorit.
Kristian Demokratët (CDU) dhe partia bavariane CSU janë radhitur të parat me 39% në sondazhin e Emnid, i cili u publikua në gazetën Bild am Sonntag, ndërsa SPD-ja ka rënë në 24%, transmeton Express.
Konservatorët e Merkelit i kanë fituar tri zgjedhje rajonale në tre muajt e fundit, ndërsa euforia fillestare përreth Mark Schulzit, ish presidentit të Parlamentit Evorpian, është zhdukur.
Përkundër epërsisë së zgjeruar, CDU/CSU e Merkelit është larg arritjes së shumicës dhe munda ta ketë të vështirë të gjejë një partner junior të koalicionit. Partneri i tyre i parapëlqyer, Demokratët e Lirë (FDP) morën vetëm 7% përkrahje në sondazhin e Emnid.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...