Konsumi i kafes është rritur me 35 tonë në Shqipëri gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa çmimi i këtij produkti në bursat ndërkombëtare rezulton me rritje.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë 5-mujorit konsumi i këtij produkti në treg, që lidhet direkt me pagesën e akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim (nga importi ose nga daljet e magazinave fiskale) llogaritet 3.121 tonë, nga 3.086 tonë që ishte në janar-maj 2016.
“Çmimet e bursës për produktin e kafes, krahasuar me 5-mujorin e vitit 2016 kanë qenë më të larta, sidomos në muajt e parë të vitit”, thuhet në raportin e DPD-së.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro