Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq nuk shërbehet me popullizëm por se ajo ka një histori të pasur të një partie shtetformuese.
Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk ka subjekt politik në vendet që kanë kaluar tranzicionin që ka tëhequr vëmendjen më shumë se LDK-ja, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Me siguri mund të them se nuk ka subjekt politik, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet që e kanë kaluar tranzicionin, që tërhoqi dhe tërheq vëmendjen siç është Lidhja Demokratike e Kosovës. Parti që hyri në vitin e 28-të të veprimtarisë së saj.
Kundërshtarët dhe disa të vetëquajtur analistë politikë, luten t’ia shohin fundin e ajo vetëm sa rigjenerohet.
Publicistë të caktuar e disa drejtues të shoqërisë civile u përpoqën e po përpiqen të diktojnë se kush sipas tyre duhet të drejtojë LDK-në, e LDK u thotë se ata duhet të presin në rend, të aktivizohen në nëndegë, të propozohen nga degët në Kuvendin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme. LDK është e hapur për opinione të ndryshme, por LDK vendos vet. Askush nuk mund të merr vendime për LDK-në.
LDK mëson nga votat e qytetarëve, por LDK e ka të qartë se ajo nuk është parti që shërbehet me popullizëm, por se ajo ka një histori të pasur të një partie prijëse shtetformuese. Rrjedhimisht, as votat e bazuara në popullizëm nuk e ndikojnë vendimmarrjen në LDK.
Synimet tona janë afatgjata, kurse efektet e popullizmit janë afatshkurtëra, ato u shërbejnë individëve por jo edhe vendit dhe LDK-së./Arbresh.info.
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesa...
Statistikat 24-orëshe të policisë: 22 aksidente me të lëndua...
Vidhen trafo elektrike, kabllo dhe gypa inox me vlerë të kon...
Armë dhe municion gjenden në një shtëpi në Zubin Potok, një ...
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...