Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka vërtetuar dënimet me burgim nëntë të akuzuarve për vperën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.
Në këtë mënyrë Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtëseve të të akuzuarve H.A.,N.A.,I.R.,A.B.,E.B.,S.S.,H.E.,H.L. dhe M.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29 prill 2016.
Sipas këtij aktgjykimi të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim.
Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B. I akuzuari A.B., me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa të akuzuarit H.A.,S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.
Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejt ligjin penal.
Kjo, Gjykatë sa i përket dënimit ka vlerësuar se nuk qëndrojnë pretendimet e prokurorit për dënime me të ashpra dhe as ato të mbrojtësve për dënime më të buta me burgim.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri