Sezoni i verës ka filluar dhe të gjithë shkojnë në plazh për të marrë rreze, të cilat janë shumë të dëmshme nëse nuk përdoren kremrat e duhur për tu mbrojtur.
Kështu një grua ka dhënë një informacion të ri për të gjithë prindërit që po ankohen se fëmijët digjen duke marrë ngjyrë rozë ose të kuqe.
“Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë se kanë marrë krem me SPF 50 dhe fëmijët e tyre vazhdojnë të digjen. Kur blini kremin e diellit, ju lutem sigurohuni që të shikoni yjet e UVA. Duhet ti lyeni me krem cdo gjysmë ore. Të shikoni vetëm SPF është mbrojtje, por mbrotjen më të madhe ndaj rrezeve të diellit e përfitoni kur keni një krem që ka shumë yje UVA,” – tregoi Carly për Mirror.
UVA janë rrezet e diellit, të cilat janë të fuqishme në cdo sezon të vitit. Prandaj, sigurimi që yjet janë të larta në kopertinën e kremit që blini është shumë i rëndësishëm.
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...