Valdete Daka do t’i organizoj edhe zgjedhjet lokale 2017, të cilat pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Kjo pasi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur t’ia vazhdoj automatikisht mandatin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe për 90 ditë të tjera.
Lajmin për “Arbresh.info” e ka bërë të ditur, zyra për media e presidencës.
Sipas tyre kjo është bërë në bazë të ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
“Mandati i Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zgjatur automatikisht edhe 90 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 61.3 (e) të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga pika (d) e këtij paragrafi, mandati që përfundon nëntëdhjetë (90) ditë ose më pak para zgjedhjeve ose deri 90 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, automatikisht zgjatet edhe për 90 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Adil Behramaj zyrtarë për informim në presidencë.
Ndryshe, mandati i Dakës në krye të KQZ-së pati përfunduar me 16 qershor, 5 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova