Jeta sentimentale e Noizy-t ka qenë gjithmonë një mister. Pavarësisht se reperi ka qenë një nga meshkuj më të komentuar sa u takon lidhjeve me femrat dhe flirtet e shumta, ai kurrë nuk ka pranuar publikisht asnjë romancë.
Reperi i famshëm është deklaruar gjithmonë single kur pyetej për statusin sentimental. Megjithatë, duket se një nga ish-të dashurat e Noizy-t vazhdon të jetë nostalgjike për kohën që ka kaluar me reperin, ndaj ka publikuar edhe një foto të tyren bashkë, shkruan suplementi “Bluetooth”.
Të paktën kështu kuptohet nga kjo foto, ku Noizy dhe bukuroshja duken tejet intimë me njëri-tjetrin. Në foton e realizuar disa vjet më parë reperi duket i lumtur, e po ashtu edhe vajza seksi që qëndron pranë tij. Me gjasa çifti ka qenë bashkë në pushime, ose në ndonjë koncert.
Sidoqoftë, pavarësisht komenteve në rrjet dhe dyshimeve, Noizy ka heshtur sa i takon marrëdhënies që ka me këtë femër. Fotot e reperit me femrat, që janë publikuar deri tani, Noizy i ka justifikuar me faktin që femrat në to janë fanset e tij, duke mohuar madje edhe flirtet. Nuk do ishte çudi që edhe kjo foto të renditej në këtë kategori!

Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë