Në 3 vitet e fundit, skuadra e Porsche ka vendosur diktatin e saj në garën e 24 Orë të Le Mans me fitoret e arritura.
Tani kompania e famshme gjermane e prodhimit të makinave po mendon të nisë një aventurë të re, ndoshta atë të botërorit të Formula 1.
Lajmi bëhet i ditur nga Auto Bild, sipas së cilës, drejtuesit e Porsche kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin e kompanive të motorëve për të diskutuar për rregullat që do të vendosen për botërorin pas vitit 2020, takim që do të zhvillohet në Austri.
Po kështu, drejtuesit e Porsche deklaruan se nuk e garantonin vijimin në garën e Lë Mans dhe se duhet të marrin një vendim në lidhje me këtë çështje.
Zërat për një përfshirje të mundshme të Porsche në Botërorin e Formula 1 filluan të qarkullonin pas pranisë së drejtuesve të McLaren, Zak Brown dhe Eric Boullier në garën e Lë Mansit kur u fol edhe për një interesim të tyre për motorët e kësaj skuderie, pavarësisht zërave që flasin për një bashkëpunim të mundshëm me Mercedes.
Por Formula 1 nuk është opsioni i vetëm për Porsche. Kompania gjermane nuk e mohon mundësinë që të jetë pjesë e Botërorit të Formula E që konsiderohet si një alternativë tjetër për të.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran