Kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga zgjedhjet e parakohshme por ende nuk ka qartësi se kush do të jetë kryeministëri i ardhshëm i Kosovës. Kandidati për kryeministër nga koalicioni fitues PAN, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se do të arrijë ta formojë qeverinë duke thënë se përvec komuniteteve edhe deputetë të subjekteve të tjera do ta mbështesin.
Analisti Ramush Tahiri mendon se mund të ketë deputetë që do ta votojnë Haradinajn si kryeministër dhe të qëndrojnë në opozitë. E megjithatë ai ka nënvizuar se AKR nuk ka ofertë nga PAN për bashkëpunim.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i organizatës Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari për të mos u kushtëzuar nga Lista Serbe i bën thirrje koalicionit LAA ti bashkohet PAN pasi ekziston mundësia që deputetë brenda këtij koalicioni do ta mbështesin Haradinajn.
Edhe analisti Adrian Collaku thotë se Haradinaj mund të marrë mbështetje nga koalicioni LAA.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...