Kengetarja e famshme, Adele ka surprizuar zjarrfikësit që ndihmuan në tragjedinë në kullën Grenfell të Londrës duke i vizituar në qendrën e tyre.
Lajmin e bëri të ditur zjarrfikësi Rob Petty që publikoi një fotografi të saj me gjithë stafin në stacionin Chelsea.
“Vajzë e adhurueshme, e ndjeshme, e interesuar dhe e përkushtuar. E bukur,” – shkruajti ai në Facebook.
Ndërsa menaxheri tregoi mënyrën se si 29-vjecarja shkoi për ti surprizaur. “Ajo thjesht erdhi në stacion duke trokitur në dritare dhe tha se ka disa ëmbëlsira për ne. Kështu ne i hapëm derën dhe ajo hoqi syzet duke thënë: Ckemi, jam Adele. Të gjithë u habitëm. Më pas u bashkua me ne për të pirë caj. Ne kemi patur kaq shumë mbështetje nga të gjithë sa nuk mundemi t’i shpërblejmë me fjalë,” – tregoi Ben King për BBC.

Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...